Email Shqip English
 
 
Logo
 
Logo
   
  NË FOKUS
 

Njoftim

Ju njoftojmë se mbas përurimit  të ekspozitës të koleksionit “Mezuraj” të piktorit të mirënjohur Helidon Haliti si dhe të botimit të katalogut të po këtij koleksioni  në datën 16-03-2009, Mezuraj Muze do të hapet për publikun e gjerë në datën
17 Mars 2009.
Orari i vizitave
09:00 – 18:00 nga e hëna deri të shtunën.
Hapur edhe ditët e festave.
E diela pushim
Hyrja 300 Lekë
(për të huajt 3 €).


Jeni të mirëpritur për të na vizituar!


***

Mezuraj Muze
Mars 2009

***

  TË TJERA
 
 Vizitë virtuale
 Publikime
 Blini online
 Karta e muzeve sipas ICOM
   
ARKEOLOGJIA NË MUZEUN MEZURAJ

Koleksioni arkeologjik  Mezuraj ka një karakter që plotëson gati të gjitha dimesionet  e një koleksion përfaqësues njëlloj si në disa nga muzetë kryesore të Shqipërisë si p.sh. Muzeu Historik Kombëtar apo  Muzeu Arkeologjik i Tiranës.  Koleksioni është i pasur dhe i shumëllojtë dhe është krijuar në një periudhë relativisht të shkurtër në bazë të blerjeve të autorizuara, të liçensuara dhe noteriale.  Koleksioni arkeologjik i institucionit është pasuruar:

  • Me një numër vazosh qeramike të pikturuara me figura të zeza dhe të kuqe që janë kryevepra artistike të shek. VI-IV-të para Krishtit.
  • Me një numër amforash detare që përfshijnë shekujt IV-të para Krishtit dhe shek. II-të pas Krishtit.
  • Me një numër të plotësuar të enëve të periudhës helenistike.
  • Krahas koleksionit të rëndësishëm të qeramikës ilire të stilit devollit të pikturuar, institucioni posedon një koleksion gjithashtu të rëndësishëm të kulturës arbërore që nis nga shek. VI-të deri në shek. XII-të.  Kultura arbërore e quajtur konvencionalisht si kultura e Komanit përfaqësohet nga një numër i madh vathësh në gjysëm hëne me motive gjeometrike, prej argjendi dhe bronxi, nga një numër unazash prej bronxi prej argjendi dhe floriri gjithashtu me motive simbolike dhe gjeometrike ku spikat një unazë bronxi me figurën e shqiponjës dykrenore që është shembulli më i hershëm i kësaj heraldike në Shqipëri të paktën që nga shek. VI-të pas Krishtit.  Gjithashtu duhen vënë në dukje dhe gjerdanët e kulturës arbërore me gurë të kaltër, të zezë dhe të bardhë me skalitje miniaturike me motive dekorative që janë përdorur nga femrat arbërore në shek. VI-XII-të pas Krishtit.
  • Në koleksionin arkeologjik përfshihen edhe disa armë të mesjetës së hershme, kobure si dhe një pushkë e shek. të XVIII-të me një stemë prej ari, një triptik argjëndi po i shek. të XVIII-të që ka të rafiguruar motivin e Ungjillizimit, figurën e Jezu Krishtit, në të majtë figurën e Shën Marisë dhe në të djathtë figurën e Gjon Pagëzorit.
Koleksioni arkeologjik Mezuraj përfshin një hartë gjeografike të origjinës së objekteve. Baza kryesore e kësaj harte është fusha e Korçës dhe thelbi i objekteve të kulturës Ilire lidhet me tumat e Kamenicës.

 

 
  • UNICUM
  • Dy fjalë
Click to enter
 
Unicum      
1

Një gur natyror në formë veze vigane me ngjyrë gri të errët  me peshë 400 Kg është bërë me teknikën e skalitjes së thjeshtë  një figurë mitike femërore trupi i së cilës përfundon në anën e majtë në formën e një bishti peshku.Figura përfaqëson një hyjni të fuqishme të detit dhe të ujrave e cila ka patur një funksion të rëndësishëm ritual dhe visual në bregun e gadishullit të Karaburunit, pikë detare jashtëzakonisht e rëndësishme në të gjithë kohërat.

Kjo është një vepër arti me funksion nderimi mitologjik e ritual, krejt i veçantë  në të gjithë hartën arkeologjike të Shqipërisë apo dhe të kontinentit deri më sot.

Kjo hyjneshë detare ka një karakter autokton në Shqipëri, tepër të lashtë dhe shekullor. Ky monument është dëshmia e vetme dhe e pashlyeshme jo vetëm e traditave mijravjeçare të detrave, por zotëron dhe fikson diçka sipërore në mëndësinë mitologjike origjinale të banorëve të lashtë të Shqipërisë.

 
  • Enë zbukurimi rituale qeramike
  • Dy fjalë
Click to enter
 
Koleksioni i qeramikës       
1-44
Click to enter
 
Koleksioni i qeramikës 2        
45-88
Click to enter
 
Koleksioni i amforave        
4
 

Koleksioni i këtyre enëve ka karakter funksional, që lidhet me ritet pagane të hyjnive që simbolizojnë ritin e diellit, ritin e vdekjes dhe të ripërtëritjes së natyrës.
Simboli i fertilitetit është në ornamentikën e tyre. Këto enë janë enë ceremoniale të jetës së përditëshme dhe takëme të varreve.

Amphorat

Amforat kanë karakter funksional të jetës së përditëshme, përdoreshin për të mbajtur verë, vaj, ujë por edhe për vajra aromatike deri dhe pomadë me karakter shëndetësor. Këto enë janë shprehje e gjëndjes shoqërore të bartësve të tyre, të cilat tregojnë shijen artistike dhe rëndësinë mjedisore të banimit dhe të jetesës. Kjo spjegon edhe dekorimet e tyre artistike.

 
  • Vegla pune guri
  • Dy fjalë
Click to enter
 
Koleksioni i veglave prej guri        
8


Veglat e punës prej guri janë instrumentat kryesore të gjahut, të jetesës, në periudhën prehistorike. Ato simbolizojnë nivelin e shoqërizimit dhe të zhvillimit në prehistori. Ato tregojnë inteligjencën e njeriut prehistorik.

 
  • Elemente zbukurimi
  • Dy fjalë
Click to enter
 
Koleksioni i elementeve zbukurimore        
63


Elementët zbukurimorë, vathët, byzylykët, unazat, varset, janë elementë të luksit të shoqërisë antike, që ngërthejnë motive të mëdha. Motivin e krijimit të një estetike të veshjes dhe paraqitjes njerëzore sipas rangjeve të pasurisë si dhe motivin e simbolikave dhe të kulteve pagane, që mbartin këto elementë zbukurimorë.

 
  • Enë zbukurimi bronxi
  • Dy fjalë
Click to enter
 
Koleksioni i enëve prej bronxi        
43


Enët zbukurimore prej bronxi tregojnë nivelin e lartë të elitave të shoqërisë antike, konceptin e një jetese sipas një estetike ku gërshetohet karakteri profesionist i përpunimit si dhe motivet dalluese ornamentike, që lidhen me ritet pagane.

 
  • Armaturë - Heshta
  • Dy fjalë
Click to enter
 
Koleksioni i armaturës        
36

Koleksioni i armaturës, përbëhet nga majat e heshtave, të shigjetave dhe shpatave.
Ato simbolizojnë veprimtarinë luftarake të shoqërisë, nivelin teknologjik, mënyrën konceptuale të sulmit, të mbrojtjes, si dhe formën e dallueshme të shoqërisë, që lidhet me karakteristikën e kulteve luftarake tek Ilirët deri në antikitetin e vonë. Këto armë janë prej bronxi dhe prej hekuri. Ato kanë një vijueshmëri stilistikore dhe simbolike të shoqërisë Ilire.


 
  • Vegla pune hekuri
  • Dy fjalë
Click to enter
 
Koleksioni i veglave prej hekuri        
38


Veglat e punës prej hekuri përbëjnë një revolucion të madh zhvillimi, në krijimin e institucionit të metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve sidomos të hekurit, që ka revolucionarizuar shoqërinë e lashtë nga kalimi prej matriakatit drejt patriakatit. Ky koleksion veglash pune shpreh nivelin e zhvilllimit ekonomik dhe konceptet e reja të shoqërisë si dhe nivelin e mardhënieve ekonomiko shoqërore të shtresave të gjëra.

Mezuraj Muze • Rr. Kavajës • Tiranë • Albania
© MEZURAJ MUZE Website nga informacioni.com