Gjatë viteve 2007-2009, në institucionin e Muzeut Mezuraj ka patur një numër eventesh si organizimi i një koncerti me artistë muzikorë zvicerianë në vitin 2007, hapja e ekspozitës figurative të koleksionit Mezuraj të piktorit Artur Muharremi në 2008, hapja e ekspozitës figurative të koleksionit Mezuraj të piktorit Helidon Haliti në 2009, takime dhe leksione për historinë e artit dhe për përmbajtjen e Muzeut Mezuraj nga pjesëtarë të stafit të këtij muzeu me grupe studentësh të disa universiteteve në Shqipëri dhe në Kosovë, si dhe vizita të disa kritikëve të huaj të artit si psh. kritiku i njohur i artit Dr. Filipo Zgarbi etj.
Pjesë e aktiviteteve të Muzeut Mezuraj kanë qënë dhe vizitat protokollare të nivelit të lartë, për arsye se Mezuraj Muze është pjesë e guidës dhe protokollit shtetëror.
Është për tu theksuar së tërë aktivitetet e zhvilluara nga Muzeu Mezuraj janë të dokumentuara në DVD të veçanta të cilat ruhen në arkivin e këtij muzeu. |