| |
Karta e muzeve sipas ICOM
Statuti i Këshillit Ndërkombëtar të muzeve, ICOM.
Statutet e ICOM u adoptuan nga asambleja e 16-të e përgjithshme e ICOM-it (Hage,
Hollande, 5 shtator 1989), permirësuar nga asambleja e përgjithshme e 18-te e ICOM-it
(Stavanger, Norvegji, 7 korrik 1995), dhe përmirësuar përsëri nga asambleja e përgjithshme e
20-të e ICOM-it (Barcelone, Spanje, 6 korrik 2001).
Neni 2 - Definicionet (Përcaktimet).
1. Nje muze është një njësi jofitimprurëse, institucion i përhershëm në shërbim të shoqërisë dhe të zhvillimit të saj, dhe e hapur ndaj publikut, e cila kërkon, ruan,
bën kerkime, komunikon dhe shfaq, për qëllime studimi, edukimi dhe kenaqësie,
fakte materiale te njerëzve dhe të ambjentit te tyre.
(a) Definicioni i mësipërm do të aplikohet pa asnjë kufizim kërkuar nga aplikanti,
natyra territoriale, struktura funksionale ose orientimet e koleksioneve te
institucionit në fjalë.
(b)Si shtesë, në lidhje me institucionet e projektuara si "muze" ato më poshtë kualifikohen si muze për qëllimet e këtij definicioni:
(i) natyrore, monumente etnografike dhe arkeologjike dhe vende e monumente historike të një natyre muzeu qe kërkon, ruan dhe komunikon fakte materiale të njerëzve dhe të ambjentit te tyre.
(ii) institucione që mbajnë koleksione dhe shfaqin mostra bimësh dhe kafshësh, siç janë kopshtet botanike dhe zoologjike, akuariume dhe peshkore.
(iii)
qendra shkencore dhe planetare
(iv) galeri arti jofitimprurëse
(v) fonde natyrore
(vi) organizata muzeale ndërkombëtare, kombëtare ose rajonale, ministri,
departamente ose agjensi publike përgjegjëse për muzetë sipas
definicionit që jepet nën këtë artikull.
(vii) institucione jofitimprurëse ose organizata që ndërmarrin konservim
(ruajtje), kërkim, edukim, trajnim, dukumentacion dhe aktivitete te tjera
në lidhje me muzetë dhe muzeologjinë.
(viii) qendra kulturore dhe entitete të tjera që lehtësojnë mbrojtjen (ruajtjen),
vazhdimësinë dhe menaxhimin e burimeve trashëgimore të prekshme
ose të paprekshme (trashëgimni e gjallë dhe aktivitet kreativ dixhital);
dhe
(ix) institucione të tilla të tjera si Këshilli Ekzekutiv, Komiteti Këshillimor,
konsiderojnë si të kenë disa ose të gjitha prej karakteristikave të një muzeu, ose në pozitën e mbështetjes së muzeve dhe personelit të muzeve profesionalë nëpërmjet kërkimit, edukimit, ose trajnimit.
2. Punonjës të muzeve profesionale përfshire gjithë personelin e muzeve ose
institucioneve të kualifikuara si muze në përputhje me definicionin ne Artikullin 2,
paragrafi 1, që kanë marrë trajnim të specializuar, ose që janë duke ndjekur një eksperiencë praktike ekuivalente, në ndonjë fushë të lidhur me menaxhimin dhe
veprimtaritë e një muzeu, dhe persona te pavarur që respektojnë kodin e ICOM-it
të etikës profesionale dhe që punojnë për muze si percaktohet më sipër, në kapacitet profesional apo këshillimor, por jo që promovojnë apo merren me ndonjë produkt apo pajisje komerciale që nevojitet për muzetë dhe shërbimet.
|