Email Shqip English
 
 
Logo
 
Logo
   
  NË FOKUS
 

Njoftim

Ju njoftojmë se mbas përurimit  të ekspozitës të koleksionit “Mezuraj” të piktorit të mirënjohur Helidon Haliti si dhe të botimit të katalogut të po këtij koleksioni  në datën 16-03-2009, Mezuraj Muze do të hapet për publikun e gjerë në datën
17 Mars 2009.
Orari i vizitave
09:00 – 18:00 nga e hëna deri të shtunën.
Hapur edhe ditët e festave.
E diela pushim
Hyrja 300 Lekë
(për të huajt 3 €).


Jeni të mirëpritur për të na vizituar!


***

Mezuraj Muze
Mars 2009

***

  TË TJERA
 
 Vizitë virtuale
 Publikime
 Blini online
 Karta e muzeve sipas ICOM
  Evenimente
Shiko galerine

INAUGURIMI I EKSPOZITËS FIGURATIVE I KOLEKSIONIT
MEZURAJ TË ARTISTIT HELIDON HALITI

16 Mars 2009

Në datën 16 mars 2009 u organizua përurimi i ekspozitës figurative të koleksionit Mezuraj të piktorit Helidon Haliti, i datëlindjes 04-05-1968.  Këtij organizimi i parapriu konferenca e shtypit një ditë më parë, ku u paraqit përmbajtja e ekspozitës në fjalë dhe u përurua koleksioni Mezuraj i pikturave të Helidon Halitit, në një album të cilësisë të lartë sipas kritereve më të larta bashkëkohore.  Përurimi i ekspozitës u bë në orën 19:00, në një ceremoni të gjerë me praninë e autoriteteve të larta shtetërore, të institucioneve kombëtare, shkencore dhe artistike, të përfaqësuesve të trupit diplomatik, që u pasqyrua hollësisht në mediat elektronike dhe të shkruar jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

 
Mezuraj Muze • Rr. Kavajës • Tiranë • Albania
© MEZURAJ MUZE Website nga informacioni.com