Email Shqip English
 
 
Logo
 
Logo
   
  NË FOKUS
 

Njoftim

Ju njoftojmë se mbas përurimit  të ekspozitës të koleksionit “Mezuraj” të piktorit të mirënjohur Helidon Haliti si dhe të botimit të katalogut të po këtij koleksioni  në datën 16-03-2009, Mezuraj Muze do të hapet për publikun e gjerë në datën
17 Mars 2009.
Orari i vizitave
09:00 – 18:00 nga e hëna deri të shtunën.
Hapur edhe ditët e festave.
E diela pushim
Hyrja 300 Lekë
(për të huajt 3 €).


Jeni të mirëpritur për të na vizituar!


***

Mezuraj Muze
Mars 2009

***

  TË TJERA
 
 Vizitë virtuale
 Publikime
 Blini online
 Karta e muzeve sipas ICOM
  Publikime
  • ALBUMI MEZURAJ
  • PËRMBLEDHJE
Enter gallery..
  2005
Albumi Mezuraj         
Ky album i botuar në vitin 2005 është një paraqitje e bazuar mbi krijimtarinë e një grupi autorësh pra ka një karakter mozaikor.  Ky është një album përfaqësues kolektiv me përzgjedhje të veprave më të mira të Kolë Idromenos, Simon Rrotës, Fatmir Haxhiut, Ismail Lulanit, Pano Kondos, Artur Muharremit, Gazmend Lekës dhe Helidon Halitit si dhe Adnan Bushati.  Albumi është i pajisur dhe me shënime të informacionit bibliografik, si dhe me mendime mbi personalitetin e artistëve.
 
  • ALBUMI "ARTUR MUHARREMI"
  • PËRMBLEDHJE
Enter gallery..
  2007
Albumi "Artur Muharremi"        
Ky album është botuar në vitin 2007 dhe i përket koleksionit Mezuraj të krijimtarisë pikturike të artistit të njohur Artur Muharremi.  Ky album u përgatit sipas tri kritereve; a) kriterit kronologjik; b) kriterit sinkretik, albumi ka një studim të gjatë tipologjik afro 40 faqe shqip-anglisht për artin e këtij artisti; c) kriterit estetik përfaqësues që do të thotë përzgjedhja me ngulm dhe me konseguencë e niveleve të pikturave e të krijimtarisë.
 
  • ALBUMI "HELIDON HALITI"
  • PËRMBLEDHJE
Enter gallery..
  2008
Albumi "Helidon Haliti"        
Ky album u botua në vitin 2008 dhe përbëhet nga 210 faqe të ilustruara, me ngjyra, me diametër 24 cm X 30.5 cm.  Hapet me fjalën e presidentit të Mezuraj Muze, Z. Eduart Mezuraj, përmban studimin  kryesor dhe konceptual të Dr. Moikom Zeqos si dhe nuk mungojnë konsiderata të dhëna nga figura të njohura të artit figurativ shqiptar, akademikë etj. si p.sh. Ismail Kadare, Skënder Kamberi, Ferid Hudhri, Nestor Jonuzi, etj.
 
Mezuraj Muze • Rr. Kavajës • Tiranë • Albania
© MEZURAJ MUZE Website nga informacioni.com