|
| |
 |
TË TJERA |
|
| |
|
|
|
|
| Karta e muzeve sipas ICOM |
|
|
|
|
|
| |
Arti figurativ
Skulpturë
|
 |
SKULPTURA NË MUZEUN MEZURAJ |
Një gjini tjetër arti që përfaqësohet në Mezuraj Muzeum është dhe skulptura. Ajo përfaqësohet kryesisht nga koleksioni i skulptorit Adnan Bushati.
Një veçori e veçantë është skultpurimi në dru. Janë afro 20 skulptura druri me figura antropomorfe, përgjithësisht një figurë e vetme ose dy figura të gërshetuara sipas konceptit memetik të abstraguar. |
|
| |
| |
 |
| Shkoder 1957 |
|
|
Skulptori Adnan Bushati është lindur në Shkodër në fund të viteve ‚60 (1957). Pasi përfundoi Liceun Artistik „Jordan Misja“ për skulpturë në Tiranë (1976), u kthye në qytetin e tij të lindjes dhe punoi
si skulptor-modelist për vite me radhë në ndërmarrjen artistike të Shkodrës (1976 - 83). Më vonë Bushati futet në bërthamën arkeologjike të Institutit të Arkeologjisë në këtë qytet (1983 – 99), pastaj nis veprimtarinë e tij si skulptor i lirë. Bushati ka ekspozuar për herë të parë në Shkodër, në vitin 1978 (Violinistja, reliev në dru).
Deri në fillim të viteve’90, skulptori Adnan Bushati ka marrë pjesë në një numër ekspozitash lokale, duke u përfaqësuar me vepra të realizuara në dru, kryesisht relieve me temë historike, siç është, për shembull, “Luftëtarët“ (1989), si dhe me punime të tjera, gjithmonë realiste, që pasqyronin imazhe të jetës së përditëshme, të tilla si “Artizania” dhe ”Tri fshatare”. |
|
Pas viteve 90, Bushati nuk i përmbahet pasqyrimit të figurës në veprat e tij skulpturore, me gjithë atë nis ta konceptojë sipas „idhullit të tij“, Henri Murit, të cilin e admironte shumë. Duke filluar me
veprën „Pritja“, fituese e çmimit të tretë në Konkursin Kombëtar të Arteve Pamore në GKA (1995), Bushati krijon një cikël veprash skulpturore, kryesisht me figurën e femrës ulur, në këmbë si dhe me „Nëna me fëmijë“ (Madona). Në mënyrë të veçantë koleksioni i veprave të realizuara prej tij në vitet 1998-2004, e paraqet Bushatin si një skulptor mjaft të ndjeshëm, që realizon me një plastikë të ngrohtë, duke e krijuar siluetin e secilës prej figurave të tij me forma të mëdha dhe të plota. Ndërkohë që gdhend drurin Bushati preferon të krijojë plastikën e lëmuar të mermerit. Të gjitha figurat e Bushatit ruajnë nga jashtë një siluetë formë plotë e të mbyllur, por po këto forma kanë brenda tyre një plastikë ekspresive dhe të paparashikuar, gjë që i bën figurat e tij të papritura, interesante, të magjishme dhe individuale. Kontaktet e Bushatit me gjetjet arkeologjike të antikitetit dhe koleksionet e muzeve Shqiptare të vazove në qeramikë, terrakotave, fibulave, unazave, vathëve e zbukurimeve femërore e kanë pasuruar krijimtarinë e tij me aftësinë për t’i plotësuar veprat me elementët plastikë më thelbësorë. Në vetëdijen krijuese artistike të Bushatit spikat qartë aftësia e realizimit të befasisë gjatë proçesit të tij krijues. I pajisur me aftësi të veçanta për krijimin e një plastike të ngrohtë e të bukur, skulptori Bushati realizon me mjeshtëri të lartë imazhe skulpturore të një bukurie tronditëse në veprat e tij kushtuar figurës femërore, thjesht duke mos përfillur një detaj të caktuar.
Veprat e skulptorit Bushati ruhen në fondin e „MEZURAJ MUZE“ si dhe në mjediset e koleksionistëve të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë. |
|
| |
| |
|
| Mezuraj Muze • Rr. Kavajës • Tiranë • Albania |
|