Email Shqip English
 
 
Logo
 
Logo
   
  NË FOKUS
 

Njoftim

Ju njoftojmë se mbas përurimit  të ekspozitës të koleksionit “Mezuraj” të piktorit të mirënjohur Helidon Haliti si dhe të botimit të katalogut të po këtij koleksioni  në datën 16-03-2009, Mezuraj Muze do të hapet për publikun e gjerë në datën
17 Mars 2009.
Orari i vizitave
09:00 – 18:00 nga e hëna deri të shtunën.
Hapur edhe ditët e festave.
E diela pushim
Hyrja 300 Lekë
(për të huajt 3 €).


Jeni të mirëpritur për të na vizituar!


***

Mezuraj Muze
Mars 2009

***

  TË TJERA
 
 Vizitë virtuale
 Publikime
 Blini online
 Karta e muzeve sipas ICOM
 

Unicum
Arkeologji

  • OBJEKT NË STUDIM
  • PËRSHKRIMI
 
Titulli:
Tipi:
Materiali:
Teknika:
Kultura:
Periudha:
Dimensionet në cm:
Historiku:
Pronësia:
?
Gjurmë arkeologjike
Gur
Gdhendje
Shqiptare
?
100 x 100
Zbuluar në Gadishullin e Karaburunit, Vlore
Mezuraj Muze

Se shpejti.

 
  • UNAZA ME SHQIPONJËN ME DY KOKË
  • PËRSHKRIMI
 
Titulli:
Tipi:
Materiali:
Teknika:
Kultura:
Periudha:
Dimensionet në cm:
Historiku:
Pronësia:
Unazë me figurë shqiponje
Element zbukurimor
Bronx
Derdhje-rrahje në bronx
Arbërore
Shekulli VI
Diam. 5.4, Gjerësi. 0.51
Zbuluar në pellgun e Korçës
Mezuraj Muze

Unaza me shqiponjën me dy kokë ka një karakter unik dhe përbën një zbulim.  Ajo ka në rrethin zbukurues figurën grafike të një shqiponje me dy koka.  Të habit paraqitja e abstraguar e kësaj figure heraldike.  Mund të themi se është rasti më i hershëm i zbuluar në Shqipëri i një unaze me figurën e shqiponjës që i takon shekullit të VI-të të erës sonë, shekullit të Justinianit të Madh.  Ky simbol heraldik ka rëndësi të madhe për ne shqiptarët. Në të vërtetë, në shumë unaza të kulturës së Komanit por dhe në amuletat kemi viza të kryqëzuara brenda një rrethi që paraqesin diellin ose diskun diellor por dhe protome të shpendëve të ndryshme që lidhen me kultin e zogut diellor.  Përgjithësisht shpendët janë me një kokë dhe lidhen me kultin pagan, pra jo të krishterë.  Kurse unaza me shqiponjën me dy kokë është paraqitja më e vjetër grafike që lidhet me simbolikën bizantine.  Pa dyshim, një objekt tepër i vlefshëm ky në koleksionin tonë arkeologjik.

 
  • KOKË DRERI
  • PËRSHKRIMI
 
Titulli:
Tipi:
Materiali:
Teknika:
Kultura:
Periudha:
Dimensionet në cm:
Historiku:
Pronësia:
Figurim-Kokë dreri
Skulpturë-zbukurimore
Bronx
Derdhje në bronx
Ilire
Hekuri II, shek. VIII P.E.S
7 x 4
Zbuluar në Kamenicë të Korçës
Mezuraj Muze

Një kryevepër artistike është koka e një dreri në bronx, fragment i një skulpture më të plotë dhe më të madhe.  Kjo skulpturë prej bronxi që i takon si kohë shekullit të VIII-të para erës sonë është një vepër arti e admirueshme me një shije të ndjeshme mimetike të figurës së kafshës. Koka e drerit  është modeluar në një qëndrim krenar.  Spikasin sytë e tij të mëdhenj, veshët dhe dy brirë që ngrihen lart  duke  kaluar në degëzime.   Qafa e drerit ka të skalitura me imtësi vijat e qimeve në mënyrë harmonike duke i dhënë skulpturës së kësaj koke jo vetëm një natyralitet të përkryer por edhe një shqetësim artistik që na bën të përfytyrojmë në çast lëvizjen e kafshës madhështore.  Skulptura është bërë me derdhje dhe nga brenda është bosh, mënyrë kjo e një teknologjie të lartë të artit të fonderisë në atë kohë.  Figura e drerit ka rëndësi të madhe mitologjike tek Ilirët.  Ilirologu i madh Aleksandër Stipçeviç ka shkruar se figura e drerit përfaqëson fuqinë kultike të tokës, të pjellorisë së saj dhe jetës.  Edhe në periudhën mesjetare dreri është ravijëzuar në mozaikët e antikitetit të vonë duke pirë ujë në burime, një metaforë biblike kjo për të treguar besimtarin e krishterë që pi burimet e pavdekshme të Zotit.  Skulptura e drerit në fjalë, padyshim që është përdorur si simbol kultik tek Ilirët Dasaretë.  Ajo është e vetmja skulpturë e këtij lloji  gjetur jo vetëm në fushën e Korçës por në krejt Shqipërinë.  Pra, është një objekt unik.

 
  • BYZYLYK BRONXI
  • PËRSHKRIMI
 
Titulli:
Tipi:
Materiali:
Teknika:
Kultura:
Periudha:
Dimensionet në cm:
Historiku:
Pronësia:
Byzylyk
Element zbukurimor
Bronx
Derdhje në bronx
Ilire
Hekuri II, shek. VII P.E.S
15 x 12.5
Zbuluar në pellgun e Korçës
Mezuraj Muze

Një nga simbolet më të rëndësishme të kulturës ilire të Koleksionit Mezuraj është një byzylyk bronzi relativisht i madh që ka formën e lakuar dhe dy cepa që përfundojnë në mënyrë të ngritur dhe që mbart një numër vizatimesh ornamentike si vizat e pjerrëta paralele, trekëndëshat, vijat e lakuara, rrathë të vegjël me motive të brendashkruar në miniature, që përfaqësojnë simbolet diellore.  Ky byzylyk peshon rreth 915 gr dhe i takon shek të VII-të P.E.S.  Ky byzylyk ka qënë i destinuar për tu vendosur në krahun e sipërm të një personi ilir që ka patur atribute të rëndësishme të pushtetit dhe religjionit ilir.  Ky objekt i rrallë bën pjesë në fondin arkeologjik të Mezuraj Muze.

 
  • VAZO KORINTIKE
  • PËRSHKRIMI
 
Titulli:
Tipi:
Materiali:
Teknika:
Kultura:
Periudha:
Dimensionet në cm:
Historiku:
Pronësia:
Vazo dekorative
Zbukurimore
Qeramikë
Punuar me çark dhe dorë
Greke
Shekulli VI P.E.S.
19 x 19
Durres
Mezuraj Muze

Mund të thuhet që kjo ojnoe është një kryevepër e qeramikës dhe e pikturës.   Ngjyra e baltës së pjekur është gjithashtu okër në të verdhë.  Ojnoja është 20 cm e lartë.  Diametri i bazës së saj është 16.5 cm.  Lartësia e vegjës është 10.5 cm dhe diametri i grykës 7 cm.  Kjo ojnoe ruhet në gjëndje të plotë.  Ka një numër relativisht të madh pikturash të ruajtura qartë.  Brezi i poshtëm ka një vijë pa motive të lyer në të zezë.  Mbi të vjen brezi i parë i pikturimit me vija vertikale 2 cm të baraslarguara nga njëra tjetra në mënyrë paralele në largësi 0.5 cm.  Mbi këtë brez ngrihet bazamenti i përbërë nga një shumësi vijash të zeza, me trashësi 1.5 cm nga ku fillon brezi tjetër i pikturimit rreth e qark enës.  Mund të thuhet që ky brez është një kompozim i shkëlqyer i figuarave animaleske dhe mitologjike i përbërë nga tre skena relativisht të ndara qartë nga njëra tjetra ku kemi nëntë figura.  Dy skena janë me nga dy figura dhe skena e tretë ka katër figura. Figurat animaleske janë dy drerë të mëdhenj, katër luanë, tre sfinksa dhe një mjellmë.  Pra, janë tre skena të alternuara njëra me tjetrën.  Mbi këtë brez ngrihet bazamenti me lartësi 1 cm  i përbërë  nga vija vertikale të dyfishta njëra mbi tjetrën mbi të cilat ngrihet brezi tjetër gjithashtu i pikturuar me figura të ruajtura mirë.  Të dy drerët  e ravizuar në të majtë e në të djathtë të vegjës janë në largësi përballë njëri tjetrit, kështu artisti i qeramikës dhe i pikturës respekton parimin e simetrisë duke thënë që skena kryesore me dy luanë dhe  dy sfinksa kufizohet nga dy figurat e drerëve që duhet t`i përkisnin një skene më vete.  Ky brez ka gjashtë figura; dy sfinksa, dy luanë dhe dy drerë duke ripërsëritur për analogji dhe si plotësim brezin e mëposhtëm më me shumë figura.  Pra, në të dy brezat janë pesëmbëdhjetë figura nga të cilat pesë janë figura sfinksi, gjashtë  figura luanësh, katër figura drerësh dhe një figurë mjellme.  Dekori i pikturuar është bërë paraprakisht duke bërë vizatimin me skalitje të hollë vizash figure, pastaj mbi të është bërë pikturimi.  Nëpërmjet gjithë këtyre figurave ka një numër të madh figurash me motive dekorative kryesisht floreale të cilat janë poshtë, sipër, anash figurave animaleske të sfinksave dhe të mjellmës.  Dalim kështu tek një parim kryesor dhe i dallueshëm i artit arkaik, ai që quhet " horror vaqui ", d.m.th. parimi i frikës nga boshllëku. Sipas këtij parimi, artisti mundohet ta mbushë të tërë hapsirën që ka në dispozicion duke mos lënë asnjë boshllëk në kuptimin relativ të fjalës.  Ai respekton ndarjen e skenave por pa kornizuar këtë ndarje të skenave nga njëra tjetra.  Pra, ekziston një sintaksë gjeometrike e përsosur dhe një modelim i qartë i asaj që quhet ekonomia e pikturimit të stilit arkaik.  Pikturimi i vegjës, grykës dhe kapakut është me ngjyrë të zezë por mungojnë punimet dekorative.  Kjo ojnoe është objekti më i çmuar dhe më artistik i shekullit të VI-të para erës sonë i Koleksionit Mezuraj.

 
Mezuraj Muze • Rr. Kavajës • Tiranë • Albania
© MEZURAJ MUZE Website nga informacioni.com