| |
Si erdhëm deri këtu?
Qershor 2006.
Njerëzit nuk dinin më parë për muzeun Mezuraj dhe punën e madhe që është bërë për të.
Hulumtimet e vazhdueshme rreth trajtimit të jetës shqiptare në histori dhe art ngacmuan iniciativën në masën e mundësimit për promovimin e kësaj vlere që sot e gëzojmë të gjithë së bashku.
Ky qëllim mposhti të gjitha vështirësitë dhe pengesat.
Themi se ka qënë përpjekje e mundimshme, por rrugën tashmë e kemi të gjetur.
Ndjeshmëria, dashuria, përkushtimi prezenca e inkurajimit të miqve dashamirësve në veprën e ndërmarrë me qëllimin e lartë tonin, për kontribut në jetën kulturore, artistike e në veçanti në historinë kombëtare, kanë mbetur dhe janë pjesë e arsyes, pjesë e respektit të ndërsjelltë dhe njëherësh apel ndërgjegjesor në ruajtjen dhe pasurimin e vlerave që mbart ky muze.
Muzeu Mezuraj është rezultat i një pune të madhe, në konceptimin historik, artistik, estetik. Ai është rrjedhojë e përpjekjeve sistematike dhe shumë serioze në gjithçka që parqet dhe merr nga shikuesit e dashamirësit e tij.
Tani, muzeu Mezuraj, bën pjesë në bashkësinë e muzeve të liçensuar nga MuseDoma, përkrah muzeve më të famshëm në botë. Adresa: http://musedoma.museum |